Kevi Hajrulla, i riu që mbeti i plagosur që mbrëmjen e së mërkurës gjatë një atentati është shoqëruar drejt Traumës në Tiranë. Bëhet me dije se ai është dërguar në kryqytet në orët e para të së enjtes pas mesnate për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.