Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit mes dy familjeve në fshatin Arapaj të Durrësit. Shkak është bërë prishja e martesës mes dy të rinjsh. U arrestuan në flagrancë Korab dhe Nazmie Uka, si dhe Gëzim Demiri. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për vajzën e Gëzim Demirit, e cila akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.