Janë zbardhur tre vjedhje të automjeteve të ndodhura një ditë më parë ne qytetin e Durrësit. Nga operacioni policor I koduar ‘Three’ u arrestuan shtetasit Edison Gjyriqi, Romeo Hima, Afrim Agasi dhe Paolo Muho, ai autor të dyshuar për vjedhjen e 3 automjeteve. Dy prej të arrestuarve, vodhën një nga automjetet duke u prezantuar si punonjës parkingu., gjithashtu është bërë e mundur që të sekuestrohen edhe 3 automjetet e vjedhura. Operacioni policor I kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacionit të Policisë Plazh, u bë pas kallëzimit nga tre shtetas të cilët denoncuan se iu ishin vjedhur automjetet që kishin në përdorim