‘Neveri dhe turp’-Ky është titulli i të përditshmes franceze ‘L’Equipe’ që në faqen e saj të parë publikoi foton e përgjakur të trajnerit të Lyonit, Fabio grosso, i cili u plagos në fytyrë dhe kokë pas sulmit me gurë që iu bë autobusit të skuadrës së tij që po i drejtohej stadiumit Velodromë të Marseille për sfidën e kampionatit me Olympique të Marseille.