Komediani Jimmy Kimmel do të rikthehet në emisionin e tij të darkës pas pezullmit për komentet që bëri në shfaqjen e tij për vrasjen së aktivistit konservator Charlie Kirk. Kimmel tha se në radhët e konservatorëve ka njerëz që po mundohen të përfitojnë maksimalisht nga vrasja e Kirk. Disney, që zotëron të drejtat e transmetimit të emisionit të tij tha të hënën se e pezulloi shfaqjen sepse komentet ishin sensitive dhe të papërshtatshme. "Kemi biseduar seriozisht me Jimmy-n dhe pas këtyre bisedave, arritëm në vendimin për ta rikthyer shfaqjen të martën", njoftoi kompania.