Edhe pse u dhunua nga një person I shpallur terrorist nga Kosova dhe që pranoi të ishte autor i sulmit terrorist mbi policinë e Kosovës në Banjskë, për kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, nuk kanë fund problemet. Së fundmi ai bën të ditur se shteti serb I ka ndaluar daljen jashtë vendit. Ai ka njoftuar se kishte planifikuar që të dilte jashtë Serbisë, të merrte trajtimin adekuat pas pasojave që e shoqëruan kur thotë se u rrah para pak muajsh, por nuk është lejuar.