Magnus Carlsen është larguar nga Kampionatin Botëror të Shahut të Shpejtë dhe Blitz në Nju Jork pasi refuzoi të respektojë kodin e veshjes, duke u paraqitur dy herë me xhinse. Federata Ndërkombëtare e Shahut tha në një deklaratë të premten se rregulloret e saj përfshijnë një kod veshjeje që i ndalon pjesëmarrësit të veshin xhinse në këtë evend.