Gjykata e Posaçme ka caktuar vijimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj Jozi Krajas, I ekstraduar nga Zvicra dy ditë më parë. Sipas Interpol Tirana, 37-vjeçari nga Shkodra, përgjatë periudhës rreth 4-vjeçare, dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve, Durim dhe Valter Bami, në kuadër të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal. Kërkesa për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit u paraqit në gjykatë më 27 janar 2026 nga SPAK.