Dy krime të rënda brenda familjes kanë tronditur qytetin bregdetar të Durrësit. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, një konflikt për motive të dobëta mes dy vëllezërve, degjeneroi në përdorimin e thikës. Vëllai i vogël 20 vjeç, goditi të madhin 27 vjec, pasi kur ky i fundit teksa ishte ngritur për të ngrënë syfyr në natën e Kadrit, kishte besdisur vëllain e vogël duke bërë zhurma në shtëpi. Benard Oruçi mësohet se ka marrë lëndime të lehta. Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të enjte në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, një person goditi me thikë kunatin e tij, ndërsa e la këtë të fundit të plagosur.