Një mjek dhe një imazherist u arrestuan nga policia e Tiranës, nën akuën e shpërdorimit të detyrës. Nazmi Metaliu me profesion mjek dhe Astrit Mansaku, me profesion tekin imazherie, të dy punonjës në qendren Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ dyshohet se u merrnin para pacientëve, për të shmangur procedurën standarte spitalore për bërjen e skanerit. Ndaj Metaliut dhe Mansakut rëndon akuza e korrupsionit.