Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit që rezultonte i zhdukur prej tre ditësh në Liqenin e Ujmanit. Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe KFOR-in, ndërhyri pas një kërkese urgjente nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Kosovës.