Janë ndërprerë kërkimet në lumin Fan, për gjetjen e trupit të të miturit Laska, i cili u mbyt të martën e kaluar. Pas 6 ditësh kërkime, forcat Renea ndërprenë operacionin e kërkimit, pa asnjë gjurmë nga 10 vjecari. Moti i përkeqësuar dhe reshjet e dendura të shiut përgjatë ditëve të fundit, sollën prurje të mëdha dhe forca e lumit u bë edhe më e rrëmbyeshme.