Gjykata duhet të kthejë në zyrë Erion Veliajn, pasi kryeqyteti nuk mund të ngelet pa drejtim. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e njësisë 3 në kryeqytet, kur tha se arrestimi i Veliajt ishte dispropocional dhe në kushtet kur Kushtetuesja konstatoi se kryebashkiaku nuk mund të shkarkohet, ai duhet të lirohet nga qelitë e paraburgimit.