Një fëmijë 5 vjec ka humbur jetën në Virginia të shteteve të bashkuara të amerikës pasi ishte lënë për orë të tëra në një makinë, ndërsa temperatura shënonte mbi 30 gradë celcius. Policia i është përgjigjur sinjalizimit për një fëmijë pa ndjenja në një lagje në Springfield; disa agjentë mbërritën në vendngjarje brenda pak minutash dhe tentuan ta rikthenin në jetë atë përmes masazhit kardiak. Vogëlushi u transportua më pas në spital por mjekët nuk mundën të bënin asgjë.