Votat e demokratëve e rikonfirmuan Lulzim Bashën si kryetar të PD edhe për 4 vitet e ardhshme. Përmes një mesazhi Basha ka shprehur fëlennbderimin e tij për të gjithë ata që i besuan atij për herë të tretë drejtimin e partisë. Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh në fjalën e tij se energjitë dhe përpjekjet e demokratëve duhet të shkojnë drejt kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, kundërshtarit të vetëm të shumicës së shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.