Propozimi i Taulant Ballës për të mbajtur një minutë heshtje për katër viktimat e protestës antikomuniste të 2 prillit 1991 në Shkodër, u interpretua si provokim nga opozita. Deputetët e opozitës akuzuan Ballën se mes debatit dhe tensioneve të krijuara pas këtij propozimi, ka ofenduar me gjuhë seksiste deputeten Elda Hoti. Balla u kundërpërgjigj këtyre deklaratave, duke thënë se është kërcënuar me jetë brenda sallës.