Një tjetër ngjarje, që mund të kishte pasoja kriminale u parandalua nga policia e Sarandës, për pasojë dy vëllezër u vendosën në pranga. Haredin dhe Huso Ogici të moshave 56 dhe 61 vjec, të dy banues në Sarandë u vendosën në pranga në kuadër të operacionit të koduar Knock out 5, pasi mbanin në banesën e tyre lëndë plasëse me qëllim shitjen e tyre .