Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur me armë pa leje. Personat për armëbajtje pa leje janë arrestuar në dy operacione të ndryshme të policisë në Lezhë dhe Shkodër. Në operacionin e koduar ‘Markomataj’ strukturat e policisë së Lezhës prangosën 57 vjeçarin Vasil Kola, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën 2 armë zjarri si dhe municion luftarak. Operacioni u zhvillua në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative.