Damiano Sejko, 23-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë në qytetin e Vlorës me tritol e tre armë zjarri u la në burg nga gjykata. I riu nuk ka pranuar të japë shpjegime para togave të zeza lidhur me vendin ku kishte marrë armët. 23-vjecari u arrestua të premten pas informacioneve të policisë se i riu kishte në plan për të kryer një atentat kriminal.