Top News- U kap me rreth 6 kg kokainë/ Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali
21/06/2025 21:22

Një operacion Policisë Italiane në Piza ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kokaine dhe arrestimin e një 31-vjeçari shqiptar. Shqiptari u kap, teksa forcat e rendit po kryenin kontrolle të zakonshme trafiku. Vëmendjen e policisë e tërhoqi një automjet që lëvizte në mënyrë të dyshimtë, duke ndjekur rrugë dytësore, një manovër që shpesh përdoret për të shmangur patrullat e policisë. Pas ndalimit të mjetit, oficerët vunë re sjelljen e dyshimtë dhe nervozizmin e drejtuesit të makinës, i cili nuk ishte në gjendje të jepte një shpjegim të arsyeshëm për destinacionin apo itinerarin e ndjekur. Gjatë kontrollit të automjetit, u zbulua edhe një distinktiv magnetik pa shenja dalluese identifikuese, objekt që shtoi më tej dyshimet e policisë. Pas kontrolleve të tjera oficerët zbuluan një sistem të fshehur elektronik në brendësi të panelit të kontrollit të makinës. Përmes një karte magnetike, aktivizohej një mekanizëm që hapte një ndarje të padukshme, ku u gjetën gjashtë blloqe kokaine me një peshë totale prej 5.9 kilogramësh. Hetimet vijuan edhe në banesën e të arrestuarit, ku u sekuestruan rreth 6,800 euro në para të gatshme dhe pajisje që shërbenin për përpunimin dhe paketimin e drogës. Autoritetet italiane kanë nisur procedurat ligjore ndaj të dyshuarit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike.

Top Channel/ TIA me teknologji të SHBA, Vanhorn vlerëson investimet e “Kastrati”
02/04 15:21
Top News – ‘Këshilli i Sigurisë…këshillon Presidentin.’ Begaj: Jo koha për ta mbledhur
02/04 15:21
Top Channel/ Alarmi i SHBA për sulme në Shqipëri, autoritetet rrisin vigjilencën
02/04 15:08
Top News – Deklarata për hapjen e Hormuzit / Shqipëria dhe Kosova i bashkohen nismës britanike
02/04 14:56
Top News – Interpelanca me Lamallarin. Përplasja për emërimin e drejtorit të ri të policisë
02/04 14:53
Top News – ‘Korrupsioni, nuk jemi aq keq!’ Rama: Është perceptim! Shqipëria, më mirë se kurrë
02/04 14:51
Top News – ‘Mbylli dyert e Evropës’. Berisha në Shkodër: Sheshet janë rruga e vetme e opozitës
02/04 14:21
Top News- I vetëm prej 25 vitesh/ I moshuari gjendet pa jetë në banesë, dy pistat e hetimit
02/04 13:52
Top Channel/ Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk kishte probleme me njeri
02/04 13:31
Top Channel/ Përkujtimorja e katër martirëve në Shkodër, demokrati heq lulet e vendosura nga Beci
02/04 13:07
Top Channel/ Detaje nga ngjarja në Korçë, i moshuari i divorcuar, jetonte vetëm prej 25 vitesh
02/04 13:02
Top Channel/ Me shenja dhune në trup, i moshuari në Korçë gjendet pa jetë në banesë
02/04 13:01
Top News- Sulme iraniane në Shqipëri!/ Ambasada e SHBA- Po punojmë për të ulur rrezikun
02/04 12:48
Top Channel/ Autizmi kërkon vëmendje, prindërit dhe specialistët kërkojnë më shumë mbështetje
02/04 12:26
Top Channel/ Bora dëmtoi fermerët, ulja e temperaturave dhe bora kapi pemët frutore në lulëzim
02/04 12:25
Top Channel/ Shpërthim për të shmangur incidente, xhenierët hedhin në erë shkëmbin në Torovicë
02/04 12:24
Top Channel/ Studio e tatuazheve e mbushur me armë e municion, në pranga 44-vjeçari në Durrës
02/04 12:22
Top Channel/ Durrës, pushimet janë shtrenjtuar, rritja e karburantit po ndjehet nga turistët
02/04 12:21
Top News -Arrestohet në Fresk pas 2 muajsh arrati/Pranga shkodranit, tentoi të vriste një 21-vjeçar
02/04 12:13
Top News – Irani do të sulmojë Shqipërinë? Paralajmërimi amerikan, Lamallari: Asgjë konkrete!
02/04 12:06