Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 61-vjeçarin Shkelqim Krrashi që u kap pak ditë më parë në zonën e Yzberishtit në kryeqytet me lëndë narkotike e vaji kanabis me vlerë 500 mijë euro. gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa trupi gjykues pranoi kërkesën e organit të akuzës për vendosjen e masës së sigurisë arrest me burg. Mësohet se gjatë seancës, Krashi deklaroi para togave të zeza se, sasia e droges i kishte mbetur ne nje makine ne pronesi te tij prej disa vitesh, ndersa armen e gjahut e kishte me leje.