Një 56-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër, pasi në makinë i janë gjetur rreth 500 mijë euro të padeklaruara. Parate iu gjetën gjatë kontrollit në vijën e dytë të fshehura në pjesën e brendshme të makinës tip ‘Benz’. I arrestuari Rudolf Radit jetonte prej kohësh në Itali. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.