Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Altin Morinën, Shefin e Stërvitjes së RENEA-s, I cili u kap para disa javësh me mbi 113 mijë euro në makinë. Morina u la me detyrim paraqitjeje pasi paraqiti në gjykatë faturën që tregonte se një mik I tij biznesmen kishte marrë para nga banka për t’ia dhënë borxh.