Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur këtë të enjte aktakuzë kundër dy personave, nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale të spiunazhit. Njëri prej tyer akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje. Dy të akuzuarit u arrëstuan në qershor të vitit të kaluar në qytetin e Ferizajt, ndërsa mediat lokale në Kosovë raportuan se ata dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).