Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Libofshë të Fierit. Një burrë ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me zetor. Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë punës mjeti bujqësor e ka goditur viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.