Një statujë prej brozi, e një kalorësi, realizuar në shekullin V-të para Krishtit, është ekspozuar gjatë këtyre ditëve nga Instituti “Getty”. Artefakti, siç citohet në faqen e Institutit amerikan, në laboratorin e të cilit edhe është restauruar, është gjendur në vitin 2018 në Babunjë të Lushnjës në vendin tonë. Në përshkrimin që shoqërohen imazhet e publikuara thuhet se në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik Shqiptar, konservuesit e ‘Getty-t’ e ‘analizuan, pastruan dhe ruajtën këtë statujë’.