Evidentohet dhe goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 2 shtetas që posedonin doza kanabisi, në lokalin e tyre, me qëllim shitjen. Sekuestrohen dhjetëra doza cannabisi, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë, një automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.