Dy persona kanë përfunduar të asfiksuar pasi u futën brenda një shpelle në Buylqizë. Shpella ndodhet në malin e Klenjës, ndërsa dy burrat u futën për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Policia njofton se gjatë punës, ata kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore. Të lënduarit janë Adil dhe Ndriçim Tola. Të dy shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.