Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 28-vjeçar I cili ndodhej në kërkim prej një viti. Ai ishtë nën akuzë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Sipas uniformave blu, 28-vjeçari në muajin shkurt 2025, pranë rrethrrotullimit të fshatit Fshat, ka dhunuar fizikisht një 51-vjeçar, i ka marrë automjetin dhe e ka dëmtuar. Ndaj 28-vjeçarit me banim në Bulqizë, Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.