Një 22-vjeçar I dyshuar dhe akuzuar si mbështetës i autorit të vrasjes së Valter Fjerzës në shtator të një viti më parë, është vënë në pranga e policisë së Shkodrës. Autoritet policore në Shkodër bëjnë me dije se arrestimi u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Bashkëpunëtori”, ku kanë qenë forcat “Shqiponja” që lokalizuan dhe prangosën Aleksandër Mëhillin 22 vjeç.