Banorët e fshatit Xibër-Murrizë në Klos thonë se viktima Selim Velsula dhe kushëriri I tij 32-vjeçar Hazbiu, nuk kishin konflikte mes tyre. Kunati I viktimës Gjetan Dalipi tregoi se ishte një elektricist I zonës ai që e gjeti 65-vjeçarin të shtrirë përtokë dhe që njoftoi më pas familjarët dhe policinë.