Prokuroria e Tiranës ka konfiskuar mbi 2.5 milionë euro pasuri të Ndue Gjergjit dhe familjarëve të tij, pasi rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Ndue Gjergji i cili ka humbur jetën në vitin 2020 për shkak të një atentati me armë zjarri rezulton se ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale trafikimit të lëndëve narkotike.