Avokati i njohur, Kujtim Cakrani u dhunua në ambjentet e një karburanti në qytetin e Vlorës nga dy të rinj të panjohur për të, rreth orës 13 e 30 minuta të kësaj të diele. Mbrojtësi ligjor i Ilir Metës u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku po kurohet në renimacion pasi ka marrë një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës. Në një intervistë me gazetarin Mikel Marsi, avokati Cakrani tregon dinamikën e plotë të ngjarjes.