Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mbrëmjen e së mërkurës. Mësohet se një polic bashkiak është dhunuar barbarisht në qytetin bregdetar. Polici Bruno Jazaj ka marrë lëndime serioze duke u dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavionin e kirurgjisë. Sipas burimeve polici ka vendosur gjobë në furgonat e linjës që bëjnë rrugën e fshatrave, dhe dyshohet se ka qenë ky shkaku i dhunës.