SPAK ka vendosur nën sekuestro preventive pronat e ushtrisë në bazën detare të Limionit në Sarandë. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve rreth 2-vjeçare nga kallëzimi i ish-kreut të forcave detare, Artur Meçollari për tjetërsimin e dhjetra hektarë tokë të Forcave të Armatosura, duke u dhënë me qira afatgjatë, me çmime minimale dy kompanive private.