Këngëtarja Fjolla Morina e cila ishte dënuar me 6 vite burg ka rënë në prangat e policisë. Ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës në lokalin e saj në lagjen Emshir të Prishtinës. Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.