7 turistë të huaj janë ndihmuar nga policia pasi mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës. Në vendin e quajtur "Shpella e Pëllumbave", 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.