Efektivët e policisë kanë ndihmuar 2 turistë holandezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në mes të malit të Jezercës dhe Bjeshkëve të Nemuna. Ka qenë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi që bëri të ditur lajmin, i cili është shprehur se gjendja shëndetësore e turistëve është e mirë pas operacionit të shpëtimit.