Zëdhënësi I fushatës së Partisë Demokratike, një nga personat më viralë gjatë fushatës, me videot e tij ndryshe kundër qeverisë, apo që tregonin planin e PD për qeverisjen e vendit, Andi Mustafaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtuesit të Departamentit të Brain Gain në PD. Vendimi I publikuar të hënën, është marrë që në mars, por që për shkak që të mos dëmtohej fushata, Mustafaj shprehet se e ka lënë për ta publikuar tani.