Pas 20 vitesh në arrati, një 56-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë. Pas hetimeve të kryera nga Policia e Shtetit Italian, 56- vjeçari shqiptar i arratisur zbarkoi në Aeroportin Fiumicino (Romë) nga Tirana. Ai do të vuajë një dënim përfundimtar me 25 vjet burg, në bazë të një vendimi të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Salernos, për rrëmbim, tentativë zhvatjeje, lëndim personal, posedim të paligjshëm të armëve dhe komplot për trafikimin e narkotikëve.