Dhimitër Mita, 71 vjeç u arrestua tre ditë më parë në fshatin Mborje nga Policia e Korçës, pasi dhunoi bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Si rezultat kontrolleve të mëtejshme pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, policia ka gjetur armë dhe sende të tjera të paligjshme, të cilat 71-vjeçari i kishte fshehur në një ambient të mbyllur me mur.