Emri i ish-deputetit Alqi Bllako ndaj të cilit ka një masë sigurie arrest me burg ka bërë xhiron e mediave për shumë orë. Kjo për shkak, se Policia në momentin që shkoi në banesën e tij për të ekzekutuar vendimin e arrestit nuk e gjeti, duke ngritur menjëherë dyshimet për një arratisje të tij. Por, shumë orë më vonë, sipas burimeve policore ai është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pa dhënë shpjegime për zhdukjen e tij.