Pas tensioneve të shkaktuara nga opozita në seancën e fundit plenare, disa deputetë demokratë janë përjashtuar për 10 ditë nga seancat. Konkretisht bëhet fjalë për Elda Hotin, Saimir Korreshin dhe Lindita Metaliajn. Kërkesën për masë disipinore e bëri mazhoranca, e cila i kërkoi Kuvendit për të marrë masë disiplinore ndaj deputetit Korreshi. Në kërkesë thuhet situatën e tensinoi më tej Korreshi, duke ndezur tymueset, që mori nga deputetet Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj. Një akt i tilë bëri të vështirë zhvillimin normal të rendit të ditës dhe diskutimet e deputetëve.