Përjashtimi i Sali Berishës dhe pesë deputetëve të tjerë të opozitës, të konsideruar si grupi i zjarrit nuk riktheu qetësinë në seancën plenare të Kuvendit, ku socialistët miratuan me shpejtësi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Deputetët e opozitës ja dolën mbanë edhe këtë herë që të fusin flakadanë dhe shashka në sallë, ku siç shihet në këtë video, Luan Baçi e nxjerr nga çorapet një të tillë.