Socialistët dhe demokratët gjetën dakordësinë për kalendarin e dëgjesave në Kuvend dhe Territor për reformën territoriale. Punimet parashikohet të nisin në 3 prill me një dëgjesë me ministrin e shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo dhe të vijojnë deri në 19 maj me dëgjesat me kryetarët e bashkive. Gjithë puna e këtij komisioni duhet të përfundojë në muajin korrik, dhe sipas deputetit Xhelal Mziu, ritmi i deritanishëm nuk është premtues. Mziu: “Me këtë ritëm jo korrikun e këtij viti, por as korrikun e vitit tjetër ne nuk arrijmë të krijojmë një substancë dhe produkt siç duhet.” Deputeti Eno Bozdo sugjeroi që pjesë e dëgjesave të jenë edhe administratorët e njësive, pasi i njohin më mirë problematikat. Dy bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi kishin dy këndvështrime për këtë propozim.