Top News – ‘Tym i bardhë’ në Uashington / Biden dhe Republikanët pranë marrëveshjes për borxhin
26/05/2023 12:57

Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësit republikanë janë afër një marrëveshjeje për të rritur tavanin e borxhit për dy vjet, duke kufizuar gjithashtu shpenzimet federale për të gjithë, përveç atyre për ushtrinë dhe veteranët. Nëse marrëveshja arrihet dhe miratohet, do të rriste tavanin e huamarrjes së qeverisë për dy vjet deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Sipas gazetës The Neë York Times, që raportoi e para për këtë çështje, kompromisi do t'i lejonte demokratët të thonë se i kursyen shumicën e programeve vendase nga shkurtimet e mëdha dhe republikanët të thonë se shkurtuan disa shpenzime federale. Sipas gazetës negociatorët kishin filluar të hartonin tekstin legjislativ. “Kemi biseduar me Shtëpinë e Bardhë gjatë gjithë ditës... dhe nuk është e lehtë”, u tha gazetarëve kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy teksa po largohej nga Kapitoli të enjten në mbrëmje. “Duhet pak kohë dhe ne po punojmë shumë për ta arritur atë”. Më herët të enjten, presidenti Joe Biden tha se negociatat me ligjvënësit republikanë për të rritur tavanin e borxhit të qeverisë amerikane dhe për të vendosur nivelet e shpenzimeve në të ardhmen po shkonin mirë, ndërsa siguroi amerikanët se vendi nuk do të dështojë të përmbushë detyrimin e tij për të paguar faturat. Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë vazhduan të bisedojnë me përfaqësuesit e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy për të zgjidhur hollësitë e fundit të një marrëveshjeje, por asnjë marrëveshje nuk u njoftua pasi ligjvënësit filluan të largoheshin nga Uashingtoni përpara fundjavës së Ditës Përkujtimore.

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58