Top News – Tym dhe zjarr në Gaza / Përleshje të reja në Jerusalem, intensifikohet dhuna
21/04/2022 12:55

Forcat ajrore të Izraelit dhe militantët palestinezë shkëmbyen zjarr përtej kufirit të Gazës të enjten në mëngjes, duke përshkallëzuar akoma më shumë situatën. Dhuna dhe luftimet përgjatë frontit të Gazës, të nxitura nga përplasjet mes policisë izraelite dhe palestinezëve në Jerusalem, duket të jenë ndër betejat më të ashpra ndërkufitare që nga lufta 11-ditore e vitit të kaluar. Një raketë e lëshuar nga Gaza këtë javë shkatërroi një periudhë qetësie disamujore që pasoi luftën. Militantët palestinezë hodhën dy raketa drejt Izraelit nga Rripi i Gazës të mërkurën vonë dhe të enjten herët në mëngjes ndërkohë që avionët izraelitë morën në shënjestër militantët në rripin e gazës, të kontrolluar nga Hamasi. Një raketë ra në qytetin jugor izraelit të Sderot që është vënë shpesh herë në shënjestër, dhe një tjetër ra në Gaza, tha ushtria izraelite. Përleshjet ndezën sirenat e sulmit ajror nëpër pjesë të Izraelit jugor, duke prishur qetësinë e javës së Festës së Pashkës. Të enjten herët, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në Rripin qendror të Gazës, njoftuan mediat lokale. Postimet në mediat sociale nga aktivistët treguan tymin që ngrihej në ajër. Tensionet janë rritur javët e fundit pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse brenda Izraelit, operacioneve ushtarake izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe përleshjeve të përsëritura midis izraelitëve dhe palestinezëve në kompleksin Al-Aksa.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58