Tregu i sigurimeve mund të përfshihet në skemën e Tatimit mbi vlerën e shtuar duke filluar nga viti 2026. Ky është projekti i Qeverisë, që zbulohet në një raport të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në këtë raport, FMN citon informacionin e grumbulluar nga Ministria e Financave gjatë misioneve vëzhguese dhe thotë se mes masave si pjesë e strategjisë afatmesme të të ardhurave është edhe aplikimi i TVSh-së në tregun e sigurimeve.