Pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, po vazhdojnë të dalin në publik. Pas Avdullah Hotit, i cili kërkoi lidership të ri, nga kjo parti kanë dal edhe bisedat e brendshme ku paraqiten ankesa dhe akuza për manipulime gjatë procesit zgjedhor të 9 shkurtit Në dritën e këtyre zhvillimeve, gazeta Reporteri.net publikoi disa mesazhe të brendshme të LDK-së. Mesazhet, të shkëmbyera në një grup “Viber” të anëtarëve të LDK-së, zbulojnë shqetësime për manipulime gjatë procesit zgjedhor.