Shtetasit e huaj, të cilët vijnë në vendin tonë për të ushtruar aktivitetin e prostitucionit po shfrytëzojnë banesat me qira, për të akomoduar vajzat. Policia e Tiranës zbuloi se në një banesë me qira në kryeqytet, ushtrohej aktiviteti i prostitucionit, me në krye një 52 vjecare kineze, e cila u vendos në pranga.